Shkup, 20 tetor – Dy persona të maskuar dhe të armatosur me thikë mbrëmë fizikisht e kanë sulmuar I.J. (49) në shtëpinë e saj në Prilep, e kanë lidhur me ngjitëse, pas çka i vjedhur stoli prej ari dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Siç kumtoi MPB-ja, rasti në polici është paraqitur në mëngjes rreth orës 4:00. Shtëpia e viktimës gjendet në rrugën “Borka Taleski” në Prilep. Nga policia informojnë se merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.