Berlin, 27 nëntor – Deri më 30 nëntor të këtij viti, të gjithë të rinjtë të moshës prej 19 deri në 29 vjet që dëshirojnë të fillojnë biznes personal, mund të aplikojnë në thirrjen që e publikoi Agjencia për rini dhe sport (ARS). Kushti është që të dorëzohen biznes plan me çka bëhen fitues potencial të mbështetjes prej 440.000 denarë.
Pas takimit me kolegun gjerman, Hajko Maas, ajo tha se së shpejti do të ketë seancë të Këshillit të BE-së, ku do të shqyrtohet çështja për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Moskës.
Megjithatë ajo theksoi se paraprakisht është e nevojshme të sqarohen të gjitha faktet rreth incidentit të fundit midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Gjithçka varet nga ajo çka do të konfirmojnë faktet dhe si do të sillen Kievi dhe Moska”, tha ajo, duke theksuar se tani bëhet fjalë për një deklaratë kundrejt deklaratës tjetër.
Presidenti i Polonisë, Andzhej Duda sot nga Sofja porositi se Varshava zyrtare do të mbështesë çfarë do lloj sanksione kundër Moskës.
“Nëse ka iniciativë ndërkombëtare për sanksione shtesë, Polonia do të marrë pjesë në ato iniciativa, sepse jemi të gatshëm për gjithçka që do të kontribuojë për zgjidhjen e përleshjes”, tha Duda gjatë vizitës në Bullgari.
Në ndërkohë edhe ministri estonez i Mbrojtjes, Juri Luik i bëri thirrje Bashkimit Evropian të vendos sanksione të reja për Moskën.
“Sanksionet janë me siguri mënyra më e fuqishme që t’i sinjalizojmë udhëheqësisë ruse se jemi seriozë”, theksoi Luik.
“Pas incidentit në Ngushticën e Kerçenit, Evropa ndoshta do të duhet të vendos sanksione më të ashpra ndaj Rusisë”, deklaroi sot anëtari i Unionit demo-kristijan të Gjejrmanisë dhe anëtar i Këshillit parlamentar gjerman për punë të jashtme Norbert Retgen.
“Sipas meje, një sjellje e tillë nuk mund të kalojë pa pasoja dhe nuk mendoj se dikush do të duhet të thotë se nuk do të ketë sanksione të mëtejme”, tha Retgen.
Ai theksoi se për tani nuk ka bisedime për sanksione më të ashpra, por edhe se ai “nuk do të përjashtojë një mundësi të tillë”.
Forcat ruse më 25 nëntor konfiskuan tre anije të marinës ukrainase në Ngushticën e Kerçenit, midis Detit të Zi dhe Detit Azov, me justifikimin se në mënyrë të paligjshme kanë hyrë në ujërat territoriale ruse.