Shkup, 16 tetor – Pa energji elektrike nesër nga ora 9 deri në orën 11 do të mbeten pjesë e banorëve të rrugës Zhenevska në Komunën e Karposhit. Pa rrymë gjithashtu nga ora 11 e 30 deri në orën 14 do të mbeten banorët e rrugëve Dame Gruev tek Palloma Bjanka në Komunën Qendër. Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerja do të ndodh për shkak problemeve teknike në rrjetin elektro-energjetik.