Shkup, 9 mars – Pa energji elektrike sot nga ora 8:30 deri në orën 9:30 do të mbesin konsumatorët e bulevardit ” Boris Trajkovski” te marketi “Tineks” ne Kisella Vodë, SHF ” Nevena Georgieva – Dunja” dhe çerdhja ” Veseli Cvetovi” si dhe objektet rreth tyre.
Nga periudha prej orës 11 deri në 13 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e bulevardit “Vidoe Smilevski – Bato”, ndërtesa te “Stopanska Banka” dhe ” Rojal Burger” në komunën e Aerodromit.
Nga ora 10 deri në orën 14 pa furnizim me energji do të jenë konsumatorët e stacionit për kontroll teknik në bulevardin “Ilinden”, ndërsa nga ora 13:30 deri në orën 15 shfrytëzuesit e bulevardit ” Vidoe Smilevski – Bato” – Rajoni i Qendrës, ndërtesat pas “Bokser” në komunën e Aerodromit.
Në periudhën nga ora 9 deri në orën 12 pa energji do të jenë konsumatorët nga rruga “Kairska” ( “Gjeneral Mihajllo Apostollski”) nga nr.7 deri në nr.29 në Komunën e Karposhit, ndërsa nga ora 8:40 deri në orën 13.30 një pjesë e rrugëve ” Kiro Glligorov”, ” Jani Llukrovski”, ” Llazar Pop Trajkov”, ” Bapçor”, “Tashko Karaxha” dhe “808” në Komunën e Gazi babës.
Siç informon RCUK – Shkup, ndalesat janë për shkak të operacioneve të caktuara teknike në rrjetin elektrodistributiv.