Shkup, 19 mars – Sot në periudhën prej orës 9:00 e deri në 11:00 pa energji elektrike do të mbeten objektet e fabrikës OHIS – TC Herbicide dhe Galvano Tehna në Komunën e Kisella Vodës, si dhe objekti i stacionit për kontroll teknik të vendosura në rrugën “Nikola Parapunov” në Komunën e Karposhit.
Siç informon Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, arsyeja për ndërprerjen në furnizimin e energjisë elektrike është kryerja e aktiviteteve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes nga ekipet e EVN Maqedoni SHA.