Shkup, 26 janar – Konsumatorët e një pjese të rr.20 nga fshati Saraj, sot prej orës 9:00 deri në orën 14:00 do të mbeten pa energji elektrike.
Prej orës 9:00 deri në orën 10:00, pa energji elektrike do të jenë edhe konsumatorët e rrugëve “Indira Gandi” – nënrruga “31”, “Pellagonia” dhe Bërsjaçka Buna” në komunën e Shuto Orizares, ndërsa prej orës 10:30 deri në orën 14:30, konsumatorët e rrugëve “Stogovë” në shtrirjen prej nr.21 deri në nr.27 dhe “Kozle” prej nr. 28 deri në nr. 54 nga komuna e Karposhit.
Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza të Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është zbatimi i ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin distribuues nga ekipet e EVN Maqedoni SHA.