Shkup, 6 nëntor – Banorët e fshatit Rakotincë, nesër prej orës 11 do të mbeten pa ujë për pije. Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza pranë Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen e ujit është instalimi i gypave për rregullimin e shtypjes së ujit në stacionin e fshatit, ndërsa banorët pa ujë do të mbeten derisa ekipet e NP ujësjellësi dhe kanalizimi të përfundojnë punimet.