Shkup, 12 janar – Një pjesë e konsumatorëve të komunës Qendër, të locuar në rrugën “20 Tetori” numrat e shtëpive prej nr. 27 deri në nr. 42 nesër do të mbeten pa energji elektrike prej orës 9 deri në orën 14:30. Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 15:30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e banorëve të rrugëve “Gjorgji Dimitrov” dhe “Mihail dhe Eftihij” në komunën e Kisella Vodës, ndërsa prej orës 9 deri në orën 14 një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “Hristo Çernopeev” dhe “Sllavejko Arsov” në komunën Qendër.
Ndërprerje afatgjate në furnizimin me energji elektrike prej orës 9 deri në orën 16 do të kenë të gjitha kapacitetet industriale në komunën e Zelenikovës siç janë kompanitë “Masko”, “Hajtek”, “Bujoto” dhe të tjera, fshatrat Taor, Oreshan dhe lagjet për fundjava Oreshan dhe Jane Sandanski në Zelenikovë. Siç informon QRMK – Shkup, ndërprerjet janë për shkak të investimeve në elektrosistem.