Dy tifozë të Lazios dhe një i Marseilles kanë mbetur të lënduar, pasi rrahjeve në rrugë para ndeshjes në Europa League sonte mbrëma. Lazios do të përballet me Marseillen në “Velodrome” sonte me fillim nga ora 21:00. Sipas gazetës “La Provence” përleshjet kanë ndodhur të mërkurën mbrëma mes tifozëve të dy skuadrave.
Burime të policisë kanë njoftuar se zënka ka ndodhur kur 60-80 tifozë të Lazios janë larguar nga hoteli i tyre dhe kanë marshuar drejt Vieux-Portit në ora 22:00. Policia është dashur të përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë tifozët, ndërsa nuk ka pasur arrestime.
Lazio e Valon Berishës gjendet në Grupin H dhe pas dy ndeshjeve, ka një humbje dhe një fitore. Skuadra italiane gjendet në pozitën e dytë me tri pikë, dy më shumë se kundërshtari i sotëm, Marseille, që ka një pikë. Lider i grupit është skuadra gjermane, Eintracht Frankfurt, me gjashtë pikë, që sonte përballet me Apollon Limassol.
https://www.youtube.com/watch?v=8i_qQuG6ZwQ