Shkup, 29 prill – Në periudhën prej orës 10 e deri në 11.30 nesër pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e konsumatorëve të uikend-shtëpizave në fshatin Moranë, Komuna e Studeniçanit.
Nga ora 9 e deri në 11 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugës “24” në fshatin Vollkovë, Komuna e Gjorçe Petrovit.
Siç informon QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve në rrjetin elektrik.