Nga ora 8:30 deri në orën 13:30 nesër pa energji elektrike do të jenë udhëkryqet nga fshatrat Bunarxhik, “Amajlia”, “Grand”, “Zavar” edhe përgjatë rrugës për në fshatin Bunarxhik në komunën Ilinden. Në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 11:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rruga “Maqedonia” – nga “Rekord”, “Mekicite na Strazha” deri te rruga “Luj Paster”, objekti i “Tehnometal Vardar”, rruga “Gjubo Strugar”, hoteli “Best Vestern”, Shtëpia “Nënë Tereza” dhe të gjitha objektet në qarkun e komunës Qendër.
Nga ora 11.30 deri në orën 13.30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve nga bulevardi “ASNOM” nr.2 dhe nr.4, stacioni policor “Aerodrom” dhe shfrytëzuesit në rrethinë. Një pjesë e konsumatorëve të fshatit Rahçe do të jenë pa energji elektrike nga ora 9:00 deri në orën 14:00, ndërsa nga ora 10:00 deri në 12:00 një pjesë e konsumatorëve nga Usje.
Në periudhën kohore nga ora 7:00 deri në orën 8:00 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët në fshatrat Grushinë, Mërshevci, Deladrovci, Bujkovci dhe Buçinci në komunën e Ilindenit, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 11:00 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Zletovska”, “Nov Zhivot” dhe “Bërsjaçka Buna” në komunën e Shuto Orizarës. Siç kumtoi QRMK – Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve të caktuara teknike në sistemin elektrik.