Një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Xhumajska” dhe “Mile Pop Jordanov” në komunën e Karposhit nesër nga ora 8:30 deri në orën 16:30 do të mbesin pa energji elektrike.
Nga ora 9:00 deri në orën 16:00 pa energji elektrike do të jenë edhe një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “11 Tetori” dhe “Dimitrija Çupovski” dhe shtegu rreth Portës Maqedonia në komunën Qendër, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 15:00 rrugët “Bërsjaçka buna”, “Zletovska” dhe “Nov Zhivot” në komunën e Shuto Orizarës.
Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, arsyeja për ndërprerjen e energjisë elektrike është kryerja e ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin elektrik nga ana e ekipeve të EVN Maqedonisë.