Shkup, 4 dhjetor – Konsumatorët e rrugës “Budimpeshtanska” në Komunën e Karposhit nesër nga ora 12.00 e deri në 13.00 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.
Nga ora 9.00 e deri në 1.00, pa energji elektrike do të jenë edhe konsumatorët e rrugës “Makajovski” nr. 36 dhe nr. 39 dhe të rrugës “Cërvena Voda” nr. 36 në Komunën Qendër, prej orës 9.00 e deri në 13.00 konsumatorët e një pjese të rrugëve “Gjuro Salaj”, “Aleksa Demnievski” – nënrruga 19 dhe “Dautica” në Komunën e Gjorçe Petrovit, ndërsa nga ora 8.30 deri në 12.30 konsumatorët e rrugëve “Ilija Dimovski – Goçe”, “Kresna” (AVRORA) numrat tek prej 9 e deri në 19 në Komunën e Aerodromit.
Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është kryerja e ndërhyrjeve të planifikuara teknike në eleketro-rrjetin shpërndarës nga ana e ekipeve të SHA “EVN Maqedoni”.