Disa pjesë të Çairit, Kisella Vodës dhe dy fshatra të Shkupit nesër pa energji elektrike

Shkup, 19 qershor Shfrytëzusit e rrugëve “Ordan Çopella”, “Avram Pisevski”, “Mendeleeva” dhe një pjesë e rrugës “1664” në komunën Çair nesër nga ora 08:30 deri në orën 15:00 do të mbesin pa energji elektrike.

Nga ora 08:30 deri në orën 10:00 pa energji elektrike do të mbesin edhe shfrytëzuesit  me numra çift nga rruga “Zelengora” në lagjen Përzhino, ndërsa nga  ora 09:30 deri në orën 13:30 shfrytëzuesit e rrugës “Ivan Kozarov” me numrat 43 dhe 45, në komunën Kisella Voda.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të mbesin edhe shfrytëzuesit e fshatit Çajlane, ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit e fshatit Vollkovë dhe atë nga nënrrugët “20”, “22” dhe “84” në lagjen Cërkvishte.

Siç informojnë nga qendra rajonale për menaxhim me krizat të qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është kryerja e punëve teknike në rrjetin elektro-distribuiv nga ana e ekipeve të “SHA EVN Maqedoni”.