Një përqindje shumë e vogël e njerëzve lindin me vrima të vogla, por pak të dukshme, mbi veshët e tyre.
Ata nuk janë njerëz të çuditshëm, nuk janë as alienë. Përkundrazi, ata janë një segment i vogël i popullatës që lindin me dicka të quajtur sinusi preaurikular, shkruan ‘Mirror’.
Në Britani, vetëm një përqind e njërzve i kanë ato. Në SHBA, frekuenca është më e ulët, dhe në Azi dhe një pjesë e Afrikës, rreth katër deri në dhjetë përqind e njerëzve mund të preken.
Sinusi preaurikular është teknikisht një defekt trashëgimie e trashëguar që u dokumentua fillimisht nga një shkencëtar i quajtur Van Heusinger në vitin 1864. Zakonisht ato gjenden në njërën anë, por deri në 50 përqind e njerëzve i kanë në të dyja anët.
Ndërsa sipas ‘Business Insider’, një biolog evolucionar, Neil Shubin, thotë se vrimat mund të jenë një “mbetje evolucionare e velëzave të peshkut”.
Por nëse jeni pjesë e një përqindëshit, nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Ato vrima nuk shkaktojnë probleme. Problemi më i mundshëm është që vrimat mund të infektohen, dicka që lehtë mund të trajtohet me antibiotikë. Ndërsa nëse dëshironi që të mos i keni fare, atëherë kërkohet ndërhyrja kirurgjikale.