Edicioni i ri në Ligën e Kampionëve do të ketë ndryshime rregullash. Sot starton edicioni i ri 2019 i Ligës së Kampionëve, por ky stinor do të ketë disa ndryshime rregullash të cilat janë kyçe, raporton GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha. Ndryshimet u morën nga mandati i fundit i Bordit të Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit.
Ja rregullat e reja:
Prekja e topit me dorë: Lojtarët do të penalizohen në rast se prekin topin me dorë edhe nëse ajo bëhet në mënyrë të paqëllimshme.
Zëvendësimet: Ekipet do të jenë në gjendje të zgjedhin tre lojtarë që do të vijnë nga 12 zëvendësuesit në një skuadër prej 23 lojtarëve, siç bëri Liverpool dhe Tottenham në finalen e vitit të kaluar. Trajnerëy më parë kishin vetëm shtatë lojtarë në pankinë.
Rifillimi i lojës: Portieri mund ta bëjë rifillimin e ndeshjes edhe nëse bashkëlojtari i tij është në zonë.
Topi i diskutueshëm: Ky rregull nuk zbatohet si më parë, tani topi i jepet portierit të skuadrës e cila e preku topin e fundit.
Penalltitë: Portierët nuk lejohen të prekin shtyllat gjatë goditjeve dhe ata do të duhet të mbajnë njërën këmbë në vijën e golit gjatë ekzektutimit.
Largimi nga fusha: Lojtarët tani do të detyrohen të largohen nga fusha kudo që pozicionohen në fushë në përpjekje për të ndaluar humbjen e kohës.
Kartonët e verdhë dhe të kuq: Trajnerët tani do të marrin kartonë të verdhë dhe të kuq!