Koreja e Veriut është një vend i mbyllur dhe kjo ka bërë që pak të dihet rreth jetës që bëhet atje. Por herë pas here, reporterët apo turistët që e vizitojnë kapin “copëza” të realitetit të vendit komunist. Shteti imponon kontrolle të rrepta për të huajt që hyjnë në vend. Vizitorët porositen që në momentin që mbërrijnë se çfarë u lejohet të fotografojnë dhe çfarë jo. Punonjësit e doganave kontrollojnë celularët e tyre dhe të gjitha pajisjet e tjera digjitale, përfshirë kamerat, tabletët, kartat e memories etj. për ndonjë material të ndaluar. Fotografi i “Getty Images”, Xiaolu Chu, i cili ka qenë atje në gusht të 2015-s, tregon se ishte e rrezikshme të përdorje aparat me objektiv të madh, pasi banorët njoftonin menjëherë policinë. Ai thotë se gjatë udhëtimeve brenda vendit, shpesh mjetet e tij janë kontrolluar, madje inspektorët e policisë kishin njohuri shumë të mira mbi to, me përjashtim të pajisjes “Mac Book”. Shumë prej fotove të tij janë fshirë pa dalë ende nga Koreja e Veriut, por pjesën tjetër ai i ka ndarë me botën me t’u larguar që andej.
Disa nga fotografitë e ndaluara në Korenë e Veriut (FOTO)
Leave a comment