Kritikët e filmave që merren me kulturë në BBC, Ncholas Barber dhe Caryn James zgjedhin momentet kryesore të vitit deri më tani, duke përfshirë Nomadland, Another Round dhe Minari
JUDAS AND THE BLACK MESSIAH. Historia e vërtetë e Fred Hampton, udhëheqësi i partisë Black Panther, i cili u vra në 1969-ën me urdhër të FBI, bëhet frymëzim drame për regjisorin Shaka King. Performanca e Daniel Kaluuya e nominuar për Oskar si Hampton është tepër karizamatike. LaKeith Stanfield sjell figurën e Judës, dëshpëruese, e cila infiltron në Panterat për qeverinë dhe tradhton Hampton. Përtej këtyre historive personale elektrizuese, temat e filmit dhe abuzimit të policisë rezonojnë thellësisht në lëvizjet e drejtësisë sociale sot.
RAYA AND THE LAST DRAGON. Komedi dhe aksion, ky film familjar i vendosur në ambientin e lashtë aziatik, ofron një kënaqësi për këdo që e shef. Raya është një heroinë e re luftëtare (një figurë ndërthurje mes njeriut perfekt dhe dyshues) e cila duhet të gjejë dragoin e fundit të mbijetuar magjik, në mënyrë që të mundë fuqitë e së keqes dhe të shpëtojë babanë e saj. Filmi është një vorbull vizuale e aventurës që ndryshon formën me ritëm të shpejtë, duke dhëne mesazh për shikuesit.
NOMADLAND. Chloé Zhao ndjek The Rider , një nga filmat më të mirë të vitit 2017. Përshtatur nga libri nga Jessica Bruder, Nomadland luan Frances McDormand si Fern, një e ve në pension, pa fëmijë. Si një numër befasues i kolegëve të saj pensionistë, ajo nuk ka mundësi të qëndrojë në shtëpinë e saj, kështu që paketon sendet e saj të pakta në një RV të vjetër dhe lëviz me makinë nëpër shkretëtirë. Në shumicën e skenave ajo ndërvepron me nomadë të vërtetë që tregojnë përvojat e tyre. Por ajo dhe Zhao i fshehin kufijtë midis faktit dhe trillimit me aq mjeshtëri, saqë Fern nuk duket kurrë në film.
FRENCH EXIT. Michelle’s Pfeiffer sjell figurën e një gruaje franceze, nën sarkazëm dhe ironi e cila ikën nga Parisi me djalin e saj. Kthesa verbuese e Pfeiffer është pjesa kryesore e një filmi që trajton ndërlikimin emocioneve.
SUPERNOVA. Një anije mjekësore kërkimi dhe shpëtimi në hapësirë në fillim të shekullit XXII,merr një thirrje alarmante dhe ekuipazhi vendos t’i përgjigjet thirrjes duke bërë një kalim dimensional pa e ditur mirë se çfarë misteri i pret në anën tjetër.