Shkup, 21 janar – Asnjë intervenim nga EVN-ja, që nga data 15 Janari disa lagje te Hasanbegut jane pa rryme elektrike. Pavarësisht reagimeve dhe ankesave deri te EVN asgjë nuk është ndërmarrë nga kjo kompani. Banorët thonë se me të njëjtin problem përballen çdo stinë të dimrit, edhe pse në vazhdimësi premtohet ende nuk ka asnjë zgjidhje.
“Çdo herë kur vjen dimri ne përballemi me këtë problem, 10 ditë pa rrymë elektrike e askush mos te kete fije interesimi ky është turp si për kompaninë EVN ashtu edhe për institucionet”
“Si është e mundur që dhjetë ditë pa rrymë e mos te ndërmerret asgjë. Kërkoj sa më shpejtë të intervenohet” – thonë banorët e Hasanbegut.