Të hënën prej orës 9 deri në orën 15 pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “Pellagonia”, “Zletovska”, “Bërsjaçka buna” dhe “Nov Zhivot” në komunën e Shuto Orizarit.
Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 9 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatrave Kondovë, Kuçkovë, Graçan dhe vendi i quajtur Vele Pole, ndërsa nga ora 9 e 15 konsumatorët nga rruga “Petar Pop Arsov”, te Kisha katolike dhe nga rruga “Roza Luksemburg”.
Prej orës 9 deri në orën 16 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e fshatrave Gumalev, Dejkovec, Dobrinë, Tisovicë dhe Gradovci në komunën e Zelenikovës. Siç njoftoi QRMK – Shkup, ndërprerjet janë për shkak të intervenimeve të caktuara teknike në sistem.