TESHTITJA. Sipas studiuesve, ne teshtijmë me një shpejtësi 160km/h dhe kjo është arsyeja se pse duhet të mbulojmë hundën me dorë, apo shami kur teshtijmë.
RRUGA QË BËN GJAKU. E keni menduar ndonjëherë që gjatë një dite të tërë gjaku të përshkojë rreth 90 kilometra? Ju duket e pabesueshme? Epo ja që është e vërtetë.
DJERSA. Një person, pa pasur probleme të tjera shëndetësore, prodhon rreth 25 mijë litra djersë gjatë gjithë jetës së tij.
FLOKËT. E dinit se ngjyra e flokëve përcakton edhe sasinë e tyre? Edhe pse për biondet (ato natyralet) thuhen shumë barsaleta, ato kanë sasinë më të lartë të flokëve dhe kryesojnë listën e personave që kanë më shumë flokë në kokë. Nëse një brun ka rreth 100 mijë folikuj flokësh, biondet llogariten të kenë rreth 140 mijë.
THONJTË. Pse vallë thonjtë e këmbës rriten më ngadalë se të duarve? Kjo ndodh për arsye se thonjtë më të ekspozuar rriten më shpejt, se sa ata që qëndrojnë të fshehur. Madje edhe ndërmjet thonjve të duarve ka dallim. Në dorën me të cilën shkruajmë, apo bëjmë më shumë aktivitete, thonjtë rriten më shumë se në dorën tjetër. Interesante, apo ajo?