Arsyeja kryesore për këtë është varfëria. Por, jo të gjithë njerëzit e pastrehë janë njerëz profesionalisht të dështuar. A e keni ditur që një në dhjetë të pastrehë në SHBA janë veteranë? Ata kanë pasur vështirësi me përshtatjen në jetën civile, kanë pasur probleme mendore etj.
Ndoshta ikin nga lufta, sëmundja ose vdekja
Shumë të pastrehë kanë ikur nga katastrofa të papara. Xhimi Toronka nga Siera Leone ka qenë kampion në atletikë, por familja e tij ka vdekur nga ebola. Ai ka vendosur të shkojë në Britani të Madhe pas përfundimit të lojërave sportive. Pasaporta dhe të hollat e tij i kanë vjedhur. Kështu ka mbetur i pastrehë.
Ndoshta janë fëmijë të pastrehë
A e keni ditur që 25% e të pastrehëve janë fëmijë ose adoleshentë? Ata kampojnë nëpër parqe, vetura dhe vende të rrezikshme. Këtu janë edhe fëmijët që presin të adoptohen.
Ndoshta janë viktima të dhunës shtëpiake
Statistikat tregojnë që 90% e të gjitha femrave të pasterha kanë qenë viktima të dhunës shtëpiake. Jeta në strehimore ka qenë alternativa më e mirë për to.
Ndoshta nuk kanë mjaft të holla për të paguar strehim
Kjo ndodh kur njerëzit me të ardhura të vogla mujore duhet ta japin rrogën për akomodim. Kjo është një nga arsyet se pse aq shumë njerëz janë të pastrehë.
Disa prej tyre janë munduar ta ndryshojnë karrierën
Shumë njerëz kanë qenë të pasuksesshëm në kërkimin për punë dhe kanë mbetur pa shtëpi. Të tjerë janë munduar të bëjnë ndryshim në karrierë dhe të fillojnë të punojnë diçka tjetër.
Ndoshta janë njerëz të talentuar
Disa prej tyre flasin më tepër gjuhë të huaja. Ndër to gjenden biologë, shkencëtarë dhe juristë. Disa shërohen nga operacione që kanë kushtuar shumë. Disa kanë lindur me probleme shëndetësore. Ka shumë ngjarje. Herën e ardhshme kur një i pastrehë do të mundohet tua tregojë përrallën e tij, besojini.