Shfrytëzuesit nga fshati Krushopek i Epërm nesër nga ora 9:30 deri në orën 13 do të mbeten pa furnizim me energji elektrike. Nga ora 6:20 deri në orën 7:30 do të jenë shfrytëzuesit nga fshatrat Mërshevcë, Grushinë, Bujkovcë, Buçincë dhe Deladrovcë, ndërsa nga ora 8:30 deri në orën 10:30 edhe shfrytëzuesit nga fshati Rakotincë. Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është realizimi i intervenimeve të caktuara teknike në sistemin distributiv nga ana e EVN Maqedoni.