Shkup, 29 tetor – Pa energji elektrike nga ora 8:30 deri në orën 11:30 do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Lubosh, një pjesë e objekteve afariste në rajon në fillim të fshatit Batincë, ferma Vesna, si dhe objektet e firmave “Zllatna Raka”, “Zines”, “Beroviq Beton”, “Nasko”, “Toni – promet” dhe “Dellsa – kom”. Siç njoftoi Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit pa energji elektrike nga ora 9 deri në orën 15 do të mbeten shfryzëzuesit nga rrugët “Rifat Burxheviq”, Seravë dhe “Stojna Stefkova”, një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Stojko Jovanovski”, “Brigada Maqedonase-Kosovare”, “Prohor Pçinski”, “Rifat Burxheviq” dhe “Kovaçka”, si dhe shfrytëzuesit nga rrugët “Pere Toshev”, “Maksut Sadik”, “Sevastopollska” dhe “Krimska”.