Gjumi është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës dhe shumë shkenctarë kanë shpenzuar kohë të madhe duke e studiuar këtë proces jetësore. Këto janë disa fakte rreth gjumit që nuk i kemi ditur më herët:
1.12% të njerëzve ëndërrojnë vetëm në ngjyra bardhë e zi.
2. Një mace shpenzon dy të tretën e jetës së saj në gjumë.
3. Një gjirafe i nevojitet vetëm 1.9 orë gjumë në ditë.
4. Njerëzit shpenzojnë një të tretën e jetës së tyre në gjumë.
5. Rekordi për periudhën më të gjatë pa gjumë është 11 ditë.
6. Njerëzit e shurdhër e përdorin gjuhën e shenjave edhe në gjumë.
7. Dysania është gjendja kur një person e ka të vështirë të ngrihet nga krevati në mëngjes.
8.Parasomnia është një term që u referohet lëvizjeve jo të natyrshme gjatë gjumit.
9.Mendohet se rreth 15% të popullsisë ecin në gjumë.
10. 1 në 4 çifte të martara flenë në krevate të ndara.
11. Mungesa e gjumit ju vret më shpejtë se sa mungesa e ushqimit.
12. 5 minuta pasi të zgjoheni ju harroni 50% të ëndrrave.
13. Ekspertët kanë zbuluar një lidhje mes pozicionit të preferuar të gjumit të njerëzve dhe personalitetit të tyre.
14. Personat që fitojnë më shumë para, flenë më mirë./gazetametro.net