Shpesh herë, paraqitjet e futbollistëve në fushë janë “pasqyrë” e jetës së tyre private. Një gjë e tillë vërtetohet edhe me Paolo Dybala-n. Që pas ndarjes me të fejuarën e tij, Antonella Cavalieri, sulmuesi i Juventusit nuk ka shkëlqyer në fushë. Por, mediat italiane shkruajnë se Dybala dhe Antonella janë rikthyer sërish së bashku. Antonella do të rikthehet në Itali, ku do të fillojë të jetojë sërish në Torino me Dybala-n, duke lënë kështu Argjentinën ku ishte kthyer pas ndarjes me sulmuesin e Juventusit.
Sinjalet për ribashkimin e tyre vijnë edhe nga Instagrami, ku Dybala ka nisur të ndjekë sërish Antonella-n dhe duke pëlqyer sërish disa foto të së fejuarës së tij.