Disa aktivistë për klimën për të dytën herë bënë përpjekje që ta bllokonin punën në aeroportin ndërkombëtar në Berlin BER, derisa protestuesit arritën ta bllokonin pistën e aeroportit në Munih, informon DPA.
“Fluturimet për momentin nuk janë kufizuar”, njoftuan autoritetet e aeroportit në BER.
Aeroporti njoftoi se është zbatuar operacion në rajonin e sigurisë “për shkak të qasjes së paautorizuar”.
Zëdhënësi i policisë tha se disa njerëz patën qasje në rajonin e sigurisë dhe se operacioni ende po vijon.
Grupi “Gjenerata e fundit” njoftoi se anëtarët kanë hyrë në zonën dhe ishin në asfaltin e aeroportit. “Ne jemi në pistat në BER dhe MIN (aeroportin në Munih)”, njoftoi “Gjenerata e fundit” në Tuiter.
Një fotograf i DPA-së informoi se një grup i aktivistëve për ndryshimet klimatike kanë bërë vrimë në rrethojë, por pastaj ishin kapur nga rojet ose policët.
Më 24 nëntor, aktivistët klimatikë i ndërprenë fluturimet në aeroportin në Berlin gati dy orë.
Aktivistë të Gjeneratës së fundit sot mëngjes bllokuan edhe një nga pistat e aeroportin në Munih.