Dirigjenti amerikan me prejardhje shqiptare, Stefan Lano, beson në fuqinë e muzikës për ta bërë botën një vend më paqësor. Madje thotë se sikur më shumë njerëz të gjenin kohë të dëgjonin apo të merreshin me muzikë klasike, atëherë ndryshimet do të ndodhnin.
Vetë ai është rritur me muzikë klasike. Fillimisht kishte nisur të luante në piano, më pas kishte kryer shkollimin për dirigjent, ndërsa ndërkohë edhe ka kompozuar, shkruan sot “Koha Ditore”. E cilëson misterioze mënyrën se si është inspiruar për veprën e parë që ka kompozuar kur ishte vetëm 14-vjeçar. Kjo e bën të qartë se muzika buron thellë diku në shpirtin e tij.
Mbështetje të madhe ai kishte marrë tërë kohën nga familja. Një prej rasteve më të rëndësishme që Lano kujton është debutimi në Argjentinë si dirigjent. Ishte ngjitur në skenë një ditë pasi që nëna e tij kishte ndërruar jetë, e cila paraprakisht e kishte bërë t’i premtonte që të mos e anulonte koncertin.
Karriera e tij si dirigjent është ndërtuar ngadalë, por sigurt, duke e bërë atë që të ngjitet nëpër skena të mëdha botërore, për të drejtuar orkestra të ndryshme… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)