Ky djalosh i vogël është dirigjenti më i vogël në histori i cili është përzgjedhur të drejtojë një orkestër të tërë prej 75 instrumentesh. 11-vjeçari nga Nottingham do të performojë bashkë me orkestrën më datën 2 prill në Sallën e Koncerteve Mbretërore të Nottingham. Ndoshta nuk e keni dëgjuar më parë një histori të tillë por duket se pasioni i madh dhe aftësia ka bërë që Matthew Smith të jetë personi më i ri në histori i cili do të dirigjojë një orkestër të tërë. “Në fillim isha nervoz por njerëzit përreth meje kishin besim në aftësinë time”, është shprehur djaloshi. Mësuesi i tij i muzikës është shprehur se Matthew është një nga fëmijët më të talentuar me të cilët atij i është dashur të punojë. Harmonia mes tij dhe orkestrës është e magjishme. Matthew ka thyer rekordin e 14-vjeçarit nga Venezuela i cili ishte dirigjenti më i vogël në histori.