Shkup, 5 korrik – Sot në Universitetin Shtetëror të Tetovës dega Fakulteti i Edukatës Fizike, pas përfundimit të studimeve katërvjeçare, diplomoi me sukses tenisti i njohur shqiptar Shëndrit Deari.
Ndryshe, temën e diplomës Shëndriti e mbrojti para komisionit në përbërje: Besnik Telai-Mentor, Agron Ademi – kryetar i komisionit dhe Haki Ismaili
Ndërkohë, sa i përket aspektit sportiv, “Diti” vazhdon me stërvitje pas lëndimit që e kishte dhe që e larguan nga fushat e tenisit. (koha.mk)