Diplomati i njohur shqiptar Agim Nesho i ftuar në “360 Gradë” në të televizionit Ora News të Tiranës, tha se kryeministri Rama nuk dëshiron anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, për shkak të “aleancës së tij të korrupsionit”.
“Nga një anë ekziston dëshira e popullit për hyrje në BE, ndërsa nga ana tjetër Ramas dhe elita e tij politike dëshirojnë që mos të ndodhë. Narkoshteti, lidhja me krimin e organizuar, etj. Kjo tregon se nuk ka dëshirë. Korrupsion, interesa, pushtet. Ku dalim me gjithë këtë? Është aleanca e korrupsionit”, ka thënë Nesho.
Ai u përqendrua edhe në idenë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për “korrigjimin e kufijve” të Kosovës, duke thënë se kjo është lojë dhe shtoi se qëndrimi i SHBA-së rreth kësaj është tejet e qartë.
“Mendoj se i japin kohë Serbisë dhe loja do të vazhdojë. Asnjëherë nuk mund të hyjmë në lojë e cila për mua është skandal. Pa marrë parasysh në atë si e shesin këtë lojë, është shumë vështirë për SHBA-në të negociojnë për çështje e cila është e mbyllur. Shtypim amerikan shkruan se presidenti i SHBA-së ndoshta do të jetë ai i cili do të mundet ta zgjedhë këtë problem joekzistues dhe do të marrë Çmimin Nobel”, deklaroi Nesho.(koha.mk)