Zëvendësndihmës sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Hoyt Brian Yee u shpreh se Amerika është e interesuar që të ndërtojë marrëdhënie bashkëpunuese me Serbinë, mirëpo ai poashtu porositi Beogradin që të ketë kujdes nga qëllimet e Rusisë.
Ai tha se vizita e tij në kryeqytetin serb ka për qëllim të dërgojë mesazhe mbështetës nga Amerika për Serbinë, raporton Tanjug, përcjell gazetmaetro.net
Hoyt Yee ndër tjerash shprehi gatishmërinë që në partneritetin me shtetin serb t’i çojnë përpara qëllimet e përbashkëta të rajonit.