Sofje, 24 janar – Autoritetet bullgare kanë shpallur dy diplomatë rusë për “persona non grata”, ndërsa ambasadorit rus në Sofje i janë dorëzuar nota në Ministrinë bullgare të Punëve të Jashtme.
“Ambasadori rus në Bullgari është thirr në MPJ-në bullgare, ku i janë dorëzuar nota, me të cilat diplomati i ambasadës dhe nëpunësi në misionin tregtar shpallen për ‘persona non grata’ në pajtim me konventën e Vjenës”, thekson ambasada ruse në Sofje, duke vlerësuar se kjo është bërë pa dëshmi të bashkëngjitura, të cilat do të konfirmonin se aktivitetet e tyre nuk ishin në pajtim me statusin e tyre, transmeton gazeta KOHA.
Nga ambasada ruse porositin se Moska ka të drejtë të ndërmarrë masa reciproke.
Tani për tani nuk dihet deri kur diplomatët rusë duhet ta braktisin Bullgarinë.
Paraprakisht sot, ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva paralajmëroi se vendi i tij me siguri do të dëbojë dy diplomatë rusë për shkak të akuzës se kanë spiunuar. Prokuroria kumtoi se rusët ishin të përfshirë në spiunazh, por për shkak të imunitetit diplomatik nuk mund të dënohen.(koha.mk)