Ohër, 28 janar – Ambasadorët, konsujt dhe diplomacitë në kuadër të pritjes tradicionale që me rastin e festave të fundvitit e organizon presidenti Gjorge Ivanov, sot janë në shëtitje turistike në Vevçan. Përfaqësuesit e korit diplomatik, disa prej tyre për herë të parë do të kenë mundësi t’i njohin bukuritë e atij vendi në shpatet e malit Jabllanicë, ajrin e pastër, natyrën e paprekur te burimet e Vevçanit, si dhe me monumentet kulturore-historike në Komunën e Vevçanit. Diplomatët me vlerësime pozitive për idenë e presidentit Ivanov që të organizojë takime të tilla ku do të kenë mundësi mes vete të takohen në një atmosferë pak më të relaksuar, jashtë nga normat e zakonshme të ashpra që i parasheh protokolli diplomatik. “Kjo është iniciativë mjaftë e mirë dhe e frytshme e presidentit që të organizojë takime të tilla vjetore e dhe atë jashtë kryeqytetit. Kjo për ne është një mundësi për të vizituar vende tjera, qytete në vend”, deklaroi Jacek Multanovski, ambasador i Republikës së Polonisë në Maqedoni. Qëndrim të tillë ka edhe Samuel Zhbogar, shef i Misionit të BE-së në Shkup, i cili gjithashtu thotë se bëhet fjalë për një iniciativë të shkëlqyer të presidentit që të organizojë takime të tilla jashtë Shkupit. Për kryetarin e Komunës së Vevçanit, Cvetomir Ugrinovski kjo është një ditë e madhe që mund të jenë nikoqir të mysafirëve të lartë. Sipas agjendës, diplomatët vizitën në Vevçan do ta rrumbullkasojnë me drekë të përbashkët, mundësi për t’i shijuar specialitetet e njohura të Vevçanit dhe të ndjejnë një pjesë të mikpritjes tradicionale të njerëzve nga ajo pjesë e Maqedonisë.