Uashington, 15 tetor – Diplomatët amerikanë dhe shërbimet e sigurisë i paralajmëruan autoritetet në Nevadë të mos përdorin teste kineze për koronavirusin e ri që kanë mbërritur në SHBA si donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas dokumenteve deri te të cilat Agjencia AP ka pasur qasje, paralajmërimi është dërguar për shkak të shqetësimit për privatësi të pacientëve, saktësisë së testit dhe përfshirjes së Qeverisë kineze në projekt.
Informacionet deri te të cilat ka ardhur AP e ilustrojnë përpjekjen e Qeverisë amerikane të parandalojë që shteti federal të ketë çfarëdo lidhje me projektin në të cilin është përfshirë grupacioni kinez BGI, kompani udhëheqëse për “renditje gjenetike”.
Administrata e Tranpit aktivisht ka lobuar te aleatët e saj të mos e përdorin pajisjen telekomunikiuese të kompanisë kineze “Huavej”, duke iu referuar rreziqeve të sigurisë.