Bagdad, 27 janar – Përfaqësuesit diplomatik nga 16 vende në Irak, përfshirë edhe SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën, e dënuan përdorimin e tepruar të forcës nga ana e forcave irakiane të sigurisë ndaj demonstruesve dhe kërkuan një hetim të thellë për vdekjen e qindra të vrarëve që nga fillimi i demonstratës së tetorit.
“Edhe përkundër bindjeve nga autoritetet, forcat e sigurisë dhe grupet e armatosura vazhdojnë të përdorin municion luftarak, që rezultoi me vrasje dhe plagosje të shumë njerëzve. Në të njëjtën kohë, disa protestues janë abuzuar dhe disa janë rrëmbyer”, thuhet në kumtesën pas ngjarjeve në Bagdad, Nasiria dhe Basra.
Përfaqësuesit e huaj kërkojnë që Iraku ta respektojë lirinë e organizimit të tubimeve dhe të drejtën e protestave të qeta.
Nga Bagdadi është kërkuar që të “garantojë hetim të besueshëm dhe përgjegjësi për vdekjen e rreth 500 njerëzve dhe rreth njëmijë të plagosurve që nga 1 tetori”.(koha.mk)