Bruksel, 1 dhjetor – Policia e Brukselit sot në mëngjes kumtoi se ka zbuluar dhe penguar “kovid orgji” në një kafene në qendër të qytetit, mes pjesëmarrësve shumë diplomatë evropianë dhe një eurodeputet.
Njëzetë e pesë persona kanë marrë pjesë në orgjinë në kafene afër stacionit policor në qendër të qytetit, informuan autoritetet.
Identiteti i diplomatëve evropianë si dhe identiteti i deputetit nga Parlamenti Evropian nuk zbulohen nga ana e policisë, por mësohet se deputeti ka tentuar të ikë kur kishte hyrë policia në objekt.
Sipas gazetës DH, e cila e zbardhi informacionin, burimi policor ka deklaruar “kemi hasur në një geng beng të madh”. Është gjetur alkool, droga dhe të gjithë të pranishmit janë dënuar.