“Siguria ligjore është bazë për funksionimin dhe zhvillimin e një shteti dhe realizohet përmes pavarësisë së gjyqit dhe luftës me çdo lloj sjellje korruptuese. Sundimi i ligjit është bazë për fillimet e bisedimeve për BE dhe kushti numër një për investime në vend. Është e nevojshme reformim total i sistemit të shtetit ligjor…”, theksoi Arsovska
Shkup, 27 korrik – Zotërimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit, përforcimi i diplomacisë ekonomike, demonstrimi i udhëheqjes proaktive si dhe minimizimi i polarizimit në shoqëri e detyruar nga trazirat e vazhdueshme politike, janë prioritetet kyçe të komunitetit të biznesit, të cilat u prezantuan në takimin e parë të punës me kryetarin e shtetit, Stevo Pendarovski, me kryetarin e Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë (LOE), Daniela Arsovska dhe anëtarët e bordit drejtues, shkruan gazeta KOHA.
Arsovska i theksoi reformat më të rëndësishme strukturale, të cilat duhet të jenë prioritet për perspektivën nacionale dhe ekonomike, ndërsa në bazë të cilave ndikim ka edhe kryetari si institucion. “Siguria ligjore është bazë për funksionimin dhe zhvillimin e një shteti dhe realizohet përmes pavarësisë së gjyqit dhe luftës me çdo lloj sjellje korruptuese. Sundimi i ligjit është bazë për fillimet e bisedimeve për BE dhe kushti numër një për investime në vend. Është e nevojshme reformim total i sistemit të shtetit ligjor dhe vendosjen e mekanizmave për respektim të sistemit ligjor, administratës publike rregullatore dhe efikase. Për plotësimin e lartpërmendurës, koha është që shteti të bëjë hap të rëndësishëm përpara ndaj luftës me korrupsionin dhe sjelljen kriminalistike që sa më shpejtë sektori privat dhe qytetar ta kthejnë besimin në shtet ligjor”, theksoi Arsovska.
Ajo shtoi që të dilet nga kjo situatë e cila drejtpërdrejt ndikon në ekonominë dhe investimet, është e nevojshme një hap i fortë përpara dhe angazhim nga ana e të gjitha pozitave dhe organeve të qeverisë si dhe përgatitje si të ballafaqohen me sfidat. “Motori i ndryshimeve është sektori privat edhe nëse iniciativat private nuk do të mbështeten nga shteti, nuk do të ketë zhvillim të përgjithshëm. 30 vitet e kaluara politika ka bërë gjithçka që në shumë mënyra ta pengojë biznesin, dhe çka është më tragjike – ta vendosë nën kapelë të saj. Shpresoj që në dy vitet e fundit kemi hapa pozitive në atë drejtim, që biznesi duhet gradualisht të lirohet nga shtrëngimet e politikes”, tha Pendaroski.
Ai theksoi që rritja ekonomike është prioritet dhe duhet të gjitha kapacitetet të grumbullohen dhe të shfrytëzohen në atë drejtim, ndërsa politika të mos e pengojë atë. “Përfaqësim ndërkombëtar të suksesshëm të vendit dhe tërheqja e interesit për investime, por edhe për vendosjen e prodhimeve të Maqedonisë në tregjet e huaja është me rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë. Lidhja e odave ekonomike i ka dyert e hapura për bashkëpunim me odat ekonomike dhe asociacionet e biznesit nga pesë kontinentet”, theksoi, Arsovska, e cila gjithashtu e ceku që përfaqësimi i përbashkët në një pjesë të madhe do të ndikojë në realizimin e qëllimeve ekonomike të shtetit me shënjestër ndaj rritjes së eksportit. Ajo theksoi që çdo vizitë ndërkombëtare e kryetarit të shtetit duhet të shfrytëzohet edhe për prezantim të potencialeve ekonomike. “E rëndësishme në pjesën e diplomacisë ekonomike janë personat të cilët janë zgjedhje kuadrale për vendosjen e zyrave diplomatike të kenë aftësi dhe dëshirë të veprojnë në promovimin e Maqedonisë si destinacion investues, por edhe të shërbejnë si një lidhje për komunitetin e biznesit në shtetin ku do të vendosen si diplomatë. Përveç kësaj, është e nevojshme të nxitet rritja e tregtisë së jashtme, veçanërisht eksporti, duke pasur pas parasysh që 5 për qind nga numri i përgjithshëm i shoqërive tregtare aktive në vendin janë eksportues”, plotësoi Arsovska. (koha.mk)