Dion: Ka progres në sfera kyçe

Shkup, 23 korrik – Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me Stefan Dion, deputet special i kryeministrit të Kanadasë për Bashkimin Evropian dhe Evropën, informon Koha.mk

Në takim, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritarë, është transmetuar mbështetje e kryeministrit kanadez Xhastin Trudo për politikat progresive të kryeministrit Zaev, të cilat, siç është vlerësuar shënojnë progres në sfera kyçe, siç janë angazhimet për sundimin e së drejtës, ekonomisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit.

U shprehë mbështetje nga Kanadaja, si një nga partnerët më të mirë të BE-së, të procesit eurointegrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi Kanadaja dha mbështetje për anëtarësimin e vendit tonë në NATO, përmes tashmë Protokollit të ratifikuar për anëtarësim në NATO.

Në takim është konstatuar edhe se është me rëndësi që të vazhdojnë proceset e integrimeve evropiane për shtetet e Ballkanit, të cilat punojnë në zbatimin e vlerave evropiane, si kontribut në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit, por edhe vetë BE-ja, por edhe në emër të respektimit të parimit të vlerësimit të punës së bërë dhe meritave.

“Nëpërmjet konsensusit i votuam reformat kyçe në gjyqësor, shërbimet e sigurisë, administratës publike, luftës kundër korrupsionit. Sot edhe me shembull konkret e tregojmë përcaktimin tonë të fuqishëm për ballafaqim me korrupsionin dhe zbatimin e ligjit njëjtë për të gjithë. Presim që edhe për Ligjin e rëndësishëm për prokurori publike, deri në fund të muajit gusht, të gjendet zgjidhje e përbashkët. Integrimet në NATO tani më po reflektojnë në rritjen e ekonomisë. Pritjet tona janë se në tetor, BE do ta mundësojë hapin tonë të ardhshëm në integrimet, me çka vendi do të marrë motivimin e rëndësishëm që të vazhdojë përpara në rrugën e drejtë”, tha kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë, Zaev shprehu mirënjohje deri te kryeministri i Kanadasë, Trudo dhe deputeti i special, Dion, për mbështetjen e Kanadasë në proceset euroatlantike dhe për mbështetjen parimore të Kanadasë në të gjitha proceset demokratike të deritanishme.

Në takim u bisedua për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për mundësinë e investimeve të reja të Kanadasë në RMV. Në këtë drejtim u diskutua për përforcimin dhe përmirësimin e kornizës ligjore që mundëson këto investime.

Bashkërisht u konstatua se RMV-ja dhe Kanadaja janë vende miqësore, të cilat ndajnë vlera të njëjta demokratike dhe zhvillimore dhe se ky potencial është bazë për zgjerimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve. (koha.mk)