Shkup, 13 prill – Gjykata Penale e Shkupit të premten për të dytën herë e shpalli aktgjykimin për vrasjen e tre policisë në janar të vitit 2000. Të akuzuarit Lirim Dinarica, Emrulla Emrullai, Ramiz Asani, Muça Bajrami, sic tha Lidija Trajkovska-Zimbovska, shpallen të pafajshëm nga akuza për vrasjen e policicëve Kirill Petrushevski, Aco Angellovski dhe Eroll Gotak. Nga hetimi i mëtutjeshëm ndërkohë janë liruar nga aktakuza edhe tashmë të ndjerit Bashkim dhe Agim Asani.
Ky proces gjyqësor ka zgjatur 18 vite të plota, me çka i akuzuari i parë, tashmë i shpallur i pafajshëm, Lirim Dinarica, para ndërtesës së Gjykatës, tha se në mbrojtje të tyre kanë dëshmuar mbi 100 dëshmitar, të cilët kanë vërtetuar se atë nuk kanë lidhje me rastin në fjalë.
“Ndjej keqardhje se pse në shtetin tonë të Maqedonisë, më duhet ta theksoi se në burgje qëndrojnë njerëz të pafajshëm. Jo vetëm për këtë rast. Ne i kaluam 18 vite torturë dhe maltretim përgjatë korridoreve të këtyre gjykatave dhe vetëm ne e dimë se çfarë kemi përjetuar”, tha Dinarica.
Vrasja e tre policëve saktësisht ka ndodhur me 11 janar të vitit 2000, në hyrje të fashtit Haraçinë. Rigjykimi i këtij procesi gjyqësor u bë për shkak se Gjykata e Apelit, me propozim të Prokurorisë Publike e ktheu lëndën në shkallë të parë. Kështu që me fillimin e rigjykimit listës së të dyshuarve ju shtua dhe i akuzuari Emrulla Emrullai, ndërsa procedura gjyqësor u ndërpre për Agim Asanin, i cili u në afërsi të Qendrës Tregtare “Ilinden”, u vra në shkurtë vitit 2007. Aktakuza e shfuqizuar të akuzuarit i ngarkonte se ndaj policëve të ndjerë ngritur kurth, të cilët në drejtim të Haraçinës, janë nisur për gjetjen e disa veturave të vjedhura.
I akuzuari i parë Lirim Dinarica, në fazë para-hetimore, siç thuhet në vendimin gjyqësor, e kishte pranuar veprën dhe kishte treguar detajishtë mënyrë e organizimit të vrasjes së policëve, mirëpo pas paraqitjes në Gjykatë, i njëjti e ka ndryshuar deklaratë, me çka kishte shtuar se deklaratën e parë e kishte dhënë nën presionin e dhunës. (koha.mk)