Liga regjionale me klubet e ish-Jugosllavisë duhet të fillojë në vitin 2018. Anëtarët e të gjithë vendeve pas mbledhjes, ku u arrit marrëveshja për fillimin e garës, në të cilën do të ketë klube nga shumë vende. Ideja e cila u prolongua ishte që të ketë 24 klube, të cilat do të jenë të ndara në gjashtë grupe me nga katër pjesëmarrës, kurse do të ketë klube nga gjashtë republikat e ish-Jugosllavisë, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia. Derisa nga UEFA paralajmëruan se do të sigurojnë para për fillimin e Ligës, ndërsa kampioni do të sigurojë vend në njërën nga garat Evropiane. Edhe pse po diskutoheshin detajet rreth Ligës, nga Kroacia arritën lajme negative. Sipas mediave të atjeshme, skuadra e Dinamo Zagreb nuk është e interesuar të luajë në një ligë të tillë. “Mund të themi se prioritet për Dinamon do të jetë paraqitja në kampionatin vendor, dhe ai format dhe posaçërisht Liga Rajonale ku do të marrin pjesë ekipe nga ish-Jugosllavisë, thjeshtë nuk na interesojnë”, thonë nga klubi kroat. Sa u përket dy kluebe tjera kroate Hajduk dhe Rijeka, ata nuk kanë dal me qëndrim zyrtar për ligën rajonale. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, grupi i tifozëve të “Crvena Zvezda” “Delije” nëpërmjet grafiteve, I kanë thënë “JO” ligës rajonale. Ata thonë se nuk do të pranojnë të marrin pjesë në një ligë ku bëjnë pjesë skuadra kroate.