“Dimri”, poezia e Kadaresë shkruar me ndjenja “vjeshte”

Dhe vjeshta i shkoi ‘fletët e saj’

i vërtit era, i përpjek

dimri si perandor kinez

ngjyrën e verdhë kudo e ndjek.

 

Dhe këto re që tani vijnë

ndryshe nga retë e gjertanishme

të shkretat janë pa vetëtima

porsi djerina te mërzitshme.

 

Veçse nën to qyteti zien

me drita,zhurma dhe trafik

dhe flokët e tymta të uzinave

mbi supe i bien madhërisht.

 

Ja horizonti i bardhë i dimrit

përballë peizazhit që lëviz

harxhon të fundmen vetëtimë

si reporteri të fundit blic.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com