Dimri ngrin Australinë, temperaturat deri – 8 gradë!

Dimri ka mbërthyer Australinë, e cila po kalon një fundjavë me temperatura që shënuan ulje rekord. Sipas autoriteteve atje, përgjatë natës temperaturat në Sidnei arritën në 5 gradë, më e ulët për muajin Korrik që prej vitit 2007.

Zona të tjera si Camden ishin më të ftohta, me temperatura që shkuan deri në -3.8 gradë, ndërsa në Richmond ato shkuan në -4.3. Rajonet e Inland thyen rekordet, pasi termometri shkoi në -8.1, një rekord i pa shënuar më parë në asnjë prej muajve të vitit.

Sipas Jordan Notaro, nga byroja e meteorologjisë, pritet që edhe të hënën situata të jetë e njëjtë, me temperatura që do të vijojnë të mbeten të ulëta.