Putini tashmë nuk po nxjerr pothuajse asnjë fitim nga shitja e gazit, pasi dërgesat e tij të gazsjellësit të paraluftës prej 150 miliardë metra kub gaz në Evropë janë zëvendësuar me 16 miliardë metra kub gaz në Kinë dhe fitime të vogla nga shitjet e LNG në tregun global janë të mjaftueshme vetëm për të mbuluar shpenzimet. E thënë thjesht, nuk ka tregje ku Putini mund të plotësojë atë mungesë prej 150 miliardë metrash kub që i shiste vendeve evropiane
Që kur nisi pushtimin ndaj territorit të Ukrainës lideri rus Vladimir Putin ka qenë mesë i bindur se vendet Evropiane kanë nevojë për Rusinë. Gjatë gjithë kësaj kohe ai është mbështetur në plotfuqishmërinë e tij të supozuar energjetike duke e mbajtur ekonominë globale kështu peng të tekave të tij. Që nga vera e kaluar, Putini ka ndërprerë furnizimin e Evropës me gaz natyror, duke shpresuar se evropianët do të ktheheshin kundër autoriteteve të tyre, me idenë që do të kalonin një dimër të ftohtë dhe të acartë pa u ngrohur. Vetëm në vitin 2021, 83 %e gazit rus u eksportua në Evropë. Eksportet totale globale të Rusisë prej 7 milionë fuçi nafte në ditë dhe 200 miliardë metra kub gaz tubacioni në vit përbëjnë rreth gjysmën e të ardhurave federale të vendit. Më e rëndësishmja, eksportet ruse të mallrave luajtën një rol kyç në zinxhirët e furnizimit global pasi Evropa mbështetej tek Rusia për 46 % të furnizimit të saj total me gaz, me nivele të krahasueshme varësie nga produktet e tjera ruse, duke përfshirë metalet dhe plehrat.
Por sipas Foreign Policy, liderit rus nuk i dolën llogaritë e sakta pasi me afrimin e përvjetorit të pushtimit të Putinit, është e qartë se Rusia ka humbur përgjithmonë fuqinë e saj ekonomike të mëparshme në tregun global. Falë një dimri jashtëzakonisht të butë dhe të ngrohtë në Evropë, presioni i fuqisë maksimale të Putinit nuk pinte më ujë dhe viktima më e madhe e lojërave të gazit të Putinit ishte vetë vendi i tij pra Rusia.
Leva e Putinit kur bëhet fjalë për gazin natyror tani është zhdukur sepse bota dhe më e rëndësishmja, Evropa nuk ka më nevojë për gazin rus. Për një kohë shumë të shkurtër Evropa arriti të sigurojë furnizime alternative me gaz duke kaluar në tregun global të gazit natyror të lëngshëm (LNG). Kjo përfshin rreth 55 miliardë metra kub nga Shtetet e Bashkuara, dy herë e gjysmë më shumë se eksportet e LNG-së amerikane të paraluftës në Evropë. Së bashku me rritjen e furnizimit nga burimet e rinovueshme, burimet bërthamore dhe, ndërkohë, rishfaqjen e qymyrit, këto furnizime alternative kanë reduktuar varësinë e Evropës nga gazi rus në 9 për qind të totalit të importeve të gazit. Më saktësisht, Evropa tani blen më shumë LNG se sa ka blerë ndonjëherë gaz rus. Për më tepër, një dimër jashtëzakonisht i ngrohtë në Evropë do të thotë jo vetëm që janë shmangur skenarët e rasteve më të këqija, por se rezervuarët e plotë të magazinimit në Evropë mezi janë përdorur dhe rezervat mund të barten në dimrin e ardhshëm. Rezervuarët gjermanë të magazinimit ishin në një rekord 91 për qind të mbushur në janar, nga 54 për qind vitin e kaluar, që do të thotë se Evropës do t’i duhet të blejë dukshëm më pak gaz në 2023 sesa në 2022.
Evropa tani është e siguruar për furnizim të mjaftueshëm me energji të paktën deri në vitin 2024, duke i dhënë asaj kohë të mjaftueshme që furnizimet më të lira të energjisë alternative si burimet e rinovueshme ashtu edhe karburantet në tranzicion të jenë plotësisht funksionale. Kjo përfshin importimin e 200 miliardë metra kub shtesë në vit në kapacitetin e eksportit të LNG deri në vitin 2024, të mjaftueshme për të zëvendësuar plotësisht dhe përgjithmonë 200 miliardë metra kub në vit të furnizimeve të Rusisë me gaz njëherë e përgjithmonë.
Së bashku me rritjen e shpejtë të furnizimit të LNG-së, po flitet që çmimi i gazit të jetë më ilirë seç ishte para luftës. Ndërsa Putini nuk do të ketë më mundësi apo mënyra për të zëvendësuar ish-klientin e tij kryesore siç është Evropa, me dikë tjetër. Tashmë ai po përballet me sfidën e vështirë se është shumë më e lehtë për konsumatorët të zëvendësojnë furnizuesit sesa për furnitorët të gjejnë tregje të reja. Putini tashmë nuk po nxjerr pothuajse asnjë fitim nga shitja e gazit, pasi dërgesat e tij të gazsjellësit të paraluftës prej 150 miliardë metra kub gaz në Evropë janë zëvendësuar me 16 miliardë metra kub gaz në Kinë dhe fitime të vogla nga shitjet e LNG në tregun global janë të mjaftueshme vetëm për të mbuluar shpenzimet. E thënë thjesht, nuk ka tregje ku Putini mund të plotësojë atë mungesë prej 150 miliardë metrash kub që i shiste vendeve evropiane. Edhe Kina nuk do të ketë kapacitetin e nevojshëm të tubacionit për të marrë më shumë gaz për të paktën një dekadë tjetër, dhe ajo ende preferon burimet e brendshme të energjisë.