Shkup, 26 dhjetor – Ilija Dimovski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-së me kërkesë të tij është tërhequr nga ai pozicion, thonë për DË deputetë të kësaj partie.
Koordinator i ri do të jetë Vllatko Gjorçev, ndërsa ai pozicion pritet të zyrtarizohet sot.
Dimovski dje nuk ka qenë i kapshëm të sqarojë vendimin, që pason pas zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë Hristijan Mickoski në Kongresin ku Dimovski dhe një numër i madh i anëtarëve partiak kërkuan anulimin e Kongresit, transmeton Medial.mk.
Nga grupi parlamentar i VMRO-së thonë se dje në Kuvend, Dimovski vetë ka njoftuar se në periudhën në vijim nuk do të jetë koordinator i grupit parlamentar dhe se vendimin e ka sjell me vetiniciativë dhe pa kurrfarë presionesh.