Shkup, 8 tetor – Roli më i rëndësishëm i Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) është që të ketë rol parandalues. Është shumë mirë që drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare të drejtohet deri tek institucioni jonë dhe kërkon mendim. Në mendim, ne kemi thënë se punësimi i personave të afërm në institucionin e njëjtë është përplasje interesash. Kjo është përgjigjja e kryetares së KSHPK-së, Biljana Ivanovska, në pyetjen e gazetarëve për mendimin e dhënë nga KSHPK-ja deri tek Agjencia për Siguri Kombëtare që të respektohen dispozitat lidhur me përplasjen e interesave dhe nepotizmin dhe megjithatë në selektimin e të punësuarve të rinj ka numër të madh të cilët kanë përplasje interesash.
“Unë sinqerisht kam shpresuar se ky ishte hap shumë i madh që të pengohen situatat e tilla siç i quani ju, megjithatë kjo nuk është penguar. Si do të zgjidhet kjo më tutje nuk e di, me siguri do të hapim lëndë për ato raste dhe të kërkojmë ndonjë zgjidhje edhe pse më së mirë është në vetë institucionin të kërkohen zgjidhje”, deklaroi Ivanovska pas punëtorisë së sotme për përpunimin e Strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjen e interesave, në të cilin morën pjesë pothuajse gjysma e ministrave të Qeverisë. Në pyetjen nëse do të veprojë KSHPK-ja sipas iniciativës personale për çdo rast, ajo porositi se nëse vetë nuk i zgjidhin situatat brenda, Antikorrupsioni do të veprojë sipas detyrës zyrtare. “E dini si është, të gjithë ne jemi për luftë kundër korrupsionit, nëse rrallë kush dëshiron të luftojë dhe edhe më pak të preket me këtë luftë, Ato situata duhet të jenë një e kaluar e jona”, potencoi kryetarja e KSHPK-së.
Veç kësaj, edhe Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e zbatimit të masave të posaçme hetuese, prapa dyerve të mbyllura, të martën vendosi që të informojë Prokurorinë Publike për veprimin e kundërligjshëm gjatë kohës së ndërprerjes së urdhrit për përcjelljen e komunikimeve, kur Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim ia ka dorëzuar detyrat ASK-së. Kryetari i këtij Komisioni, Emil Dimitriev, tha se ai dhe kolegët e tij në Komisionin parlamentar njëzëri kanë vendosur të informojnë Prokurorinë Publike për këtë çështje, pa paragjykuar nëse ka pasur ose jo veprim të kundërligjshëm gjatë ndalimit të urdhrave për përcjelljen e komunikimeve. “Meqë gjatë kohës së mbikëqyrjes nuk na u dorëzuan për kontroll urdhrat, një pjesë e materialit u prezantua në seancën e sotme. Komisioni vlerësoj se duhet ta njoftoj Prokurorinë Publike për këtë rast”, tha Dimitriev.
Dyshimet për shkeljet eventuale të procedurave për zbatimin e Masave të Posaçme Hetuese, Komisioni parlamentar i zbuloi javë më parë kur e realizoi vizitën e parë në ASK. Ndryshimet në sistemin e sigurisë në Maqedoninë e Veriut i morën kompetencat shërbimit sekret për përcjelljen e komunikimeve. Kjo detyrë tashmë e disa muaj i takon Agjencisë Tekniko-Operativ (ATO). Ndryshe, janë konstatuar shumë parregullsi në punën e ASK-së me drejtor Viktor Dimovski, pasi i njëjti ka pranuar në punë shumë persona të dyshimtë me vepra penale, familjarë të të punësuarve, si dhe ata me shtetësi të dyfishtë e që është kundër Ligjit dhe rekomandimeve të NATO-s.