Shkup, 18 qershor – Deputeti i VMRO-së përmes rrjeteve sociale sonte ka komentuar refuzimin e marrjes së datës dhe hapjes së bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, transmeton KOHA.
“Të nënshkruar marrëveshje si ajo me Greqinë dhe si kthim të marrish vetëm fjalë të bukura nga BE që ishte edhe arsye e marrëveshjes dhe Referendumi, është një arsye më shumë të pranosh strategjinë e gabuar, vitin e kaluar e shtynë për një vit e tash për gjysëm viti”, ka shkruar kështu Dimovski.
Ndërkohë që më pas ka shkruar se është optimist që në tetor të këtij viti por që BE-ja i ka dhënë goditjen e rëndë qeverisë.