Dimovski: Qeveria në largim të mos e keqpërdor Parlamentin

4

Shkup, 6 dhjetor – Deputeti Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja sot në konferencë për shtyp akuzoi se deri në fund të dhjetorit Kuvendi duhet të sjellë shumë ndryshime të ligjeve nga sfera ekonomike dhe financiare, ndërsa të cilat do të zbatohen nga fillimi i vitit 2020 për të cilat biznesmenët nuk do të kenë kohë që të informohen me ligjet e reja.

Deri te Kuvendi, siç tha, në tre ditët e fundit kishin arritur 41 propozim-ligje, prej të cilave në pjesën më të madhe me procedurë të shkurtër, ndërsa në seancën e 123-të të caktuar për të mërkurën në rend dite ka 79 ligje të ndryshme, prej të cilave pjesa më e madhe janë nga sfera ekonomike dhe financiare.

Dimovski tha se të gjitha këto ligje duhet të shqyrtohen nga deputetët, ndërsa do të sillen pa mundësi për analizë thelbësore, debat publik ose debat mbikëqyrës. Sipas tij, ka edhe ligje të përshpejtuara dhe jocilësore të cilat pastaj vetë Qeveria ose shumica parlamentare i kthen në procedurë dhe i ndryshon.

“Apelojmë deri te të gjitha subjektet relevante në Kuvend, para së gjithash deri te shumica parlamentare që në njëzetë ditët e ardhshme të mos e keqpërdorë këtë periudhë prej njëzetë ditëve të punës që nga skadimi i mandatit të kësaj Qeverie në largim, të mos e dhunojë punën e Kuvendit dhe të lejojë që të gjitha veprimet dhe procedurat të zhvillohen në një rrjedhë normale”, tha Dimovski, i cili akuzoi se këtë që po e bën LSDM-ja është me qëllim që të blejë vota para zgjedhjeve të 12 prillit.

Në Kuvend, sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, në procedurë kanë hyrë 425 ligje, prej të cilave 232 janë në procedurë të shkurtër. Përkujtoi se pikërisht tani partia në pushtet e kritikoi përbërjen paraprake parlamentare se një pjesë e madhe e ligjeve sillen me procedurë të shkurtër.

Comments are closed.