VMRO-DPMNE nuk do të parashtrojë propozim për një prej pesë vendeve të nënkryetarëve të Kuvendit, që i takon opozitës në pajtim me rregulloren, ka deklaruar para gazetarëve Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE. “Kemi thënë se jemi kundër asaj që të ketë pesë nënkryetarë të Kuvendit. Nuk do të mbështesim këtë propozim dhe nuk do të përmbushim vendin me propozimin tonë. Ne moti kemi thënë se Kuvendi nuk funksionon siç duhet. Rasti i mbrëmshëm, kur nuk u votuan rekomandimet për përmirësimin e të drejtave të njeriut, është vërtetim për një gjë të tillë. Kishte deputetë, por ishte qesharake se nuk dhanë mbështetje”, tha Dimovski.