Shkup, 26 shtator – Drejtori i Agjencionit për siguri nacionale, Viktor Dimovski në një intervistë të fundit për MIA ka thënë se prioritet themelorë është që të përfundojë reforma dhe të fillojnë me punë si një subject relevant i sigurisë, që ka kapacitet të përgjigjet sfidave të sigurisë dhe të kujdeset për sigurinë nacionale.
Para vizitës së paralajmëruar për nesër në këtë agjencion nga ana e Komisionit mbikqyrës mbi realizimin e masave për ndjekje të komunikimit, ai thekson se vendimi i udhëheqësisë ështëq ë të ketë qasje të re, të hapur ndaj opinionit, transparent në raport me komisionin mbikqyrës parlamentar. Dimovski flet edhe për vërejtjet e opinionit në raport me selektimin e kuadrit që do punojnë në këtë Agjencion, shkruan gazeta KOHA.
Ai thotë se komisioni ka mbajtur 39 takime në periudhën e kaluar dhe përfundimisht ka miratuar listën me numrin e nevojshëm të të punësuarve që po plotësojnë kriteret që më parë ishin vendosur.
Nuk do lejojmë thekson ai, që në agjencion të punojnë njerëz që eventualisht kanë konflikt të interest, të ketë pjesëtarë të cilët nuk plotësojnë kushtet themelore dhe të nevojshme për punë. Duke potencuar se ka mbajtur llogarie dhe për obligimin ligjor mbi përfaqësimin ligjor por edhe ka respektuar rregulluar nga neni 67 mbi Ligjin për kandidatët për punësim ose ato që kanë punuar më parë në DSK me mundësi të dy shtetësisë.
E rëndësishme është që të them, thotë ai e vettingu nuk paraqet ndonjë mënyrë, por proces për të gjithë informacionet që kemi dhe për selektimin e kandidatëve, do vendosen edhe njëherë në kuadër të procesit të verifikimit dhe do të udhëheqim në bazë të rezultatit të fituar nga ai proces i verifikimit.
Në këtë fazë, informon Dimovski, është bërë një riveting për selektimin e kandidatëve por megjithatë ky proces në kontinuitet po rinovohet dhe bëhen verifikimet shtesë. Gjithmonë kur do të fitojmë informacione mbi atë se realizohen mbi ndonjë të punësuar për kushte të përgjithshme nga neni 67 prej Ligjit, gjithmonë ato informacione shtesë do të detajtohen dhe në kontekts të informacioneve shtesë do të meren edhe masa të mëtejme, sqaron kështu Dimovski.